Grabitja e një celulari që përfundoi në plagosje, e pëson keq 15-vjeçari shqiptar. Zbulohet si ndodhi ngjarja

vovalbania February 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Grabitja e një celulari që përfundoi në plagosje, e pëson keq 15-vjeçari shqiptar. Zbulohet si ndodhi ngjarja

Një 15-vjeçar me origjinë nga Shqipëria është vënë në pranga nga policia greke dhe akuzohet për grabitje dhe tentativë vrasje.

Mediat greke raportojnë se shqiptari bashkë me 4 persona të tjerë e kanë goditur me thikë 16 vjeçar, me qëllim për ti vjedhur celularin.

Ngjarja ka ndodhur më 20 shkurt, ku të rinjtë kanë sulmuar fillimisht verbalisht dy persona. Këta të fundit janë larguar me vrap, por njëri prej tyre është kapur dhe është qëlluar me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i marrë celularin që ai kishte me vete.

Për ngjarjen policia arrestoi të miturin shqiptar, i cili akuzohet për vjedhje, plagosje dhe shkelje të ligjit për armët.

I arrestuari ka refuzuar të japë shenja gishtash, por në një kontroll në banesën e tij, i janë gjetur dhe konfiskuar veshjet që sipas policisë  kishte veshur në momentin e sulmit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE