Nuk kanë fund akuzat e Oltës për produksionin e “BBV”! Çfarë e shqetëson këtë herë aktoren? (VIDEO)

vovalbania February 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk kanë fund akuzat e Oltës për produksionin e “BBV”! Çfarë e shqetëson këtë herë aktoren? (VIDEO)

Aktorja Olta Gixhari është dëgjuar shpesh në shtëpinë e “Big Brother” duke akuzuar produksion se “bashkëpunon” me Luiz Ejllin. Rasti i fundit është ai i ditës së sotme, ku teksa po pastronte dhomën e ndenjës, plot mllef Olta është shprehur se Luizi “fluturon” në atë shtëpi, pasi “ia kanë shtruar rrugën”.

“Të ka hypur vetja në qejf shumë o Luiz. Duhet të të ulet një çikë. Duhet të të ulen pendët. Se po fluturon shumë. Po nuk ke faj ti që po fluturon, po ta kanë shtruar rrugën që të fluturosh.Të kanë përkëdhelur shumë këtu,”-u shpreh tekstualisht Olta Gixhari.

Më herët ishte edhe rasti i “burgut” ku dyshja bënë edhe një debat të ashpër me njëri-tjetrin, pas një loje që Luizi iu bëri Kristit, Armaldos dhe Oltës, duke thënë se kishte negociuar me “Vëllain e Madh” për të dalë nga burgu.

Kjo gjë u diskutua edhe në Prime disa javë më parë, ku Olta u shpreh se tanimë e kishte kuptuar se ka qenë provokim nga ana e Luizit.

Pas kësaj situate Arbana iu drejtua banorëve duke iu thënë se produksioni nuk negocion dhe nuk mban anën e askujt, madje u shpreh se nëse dikush ka dyshime të largohet nga loja. Në një tjetër moment, Arbana duket se iu përgjigj edhe kritikave dhe aludimeve në rrjet për marrëdhënien e saj me Oltën, jashtë shtëpisë.

“Edhe mua më thonë “je shoqja e Oltës”, por nuk po them gjë”- u shpreh Arbana, duke bërë kështu reagimin e parë ndaj dyshimeve që janë krijuar në rrjet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48637 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE