Revoltohet Spartak Ngjela: Kjo ishte një tragjedi e madhe e cila varrosi Shqipërinë

vovalbania February 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Revoltohet Spartak Ngjela: Kjo ishte një tragjedi e madhe e cila varrosi Shqipërinë

Avokati Spartak Ngjela tha për “Review” në Euronews Albania se çështjen e inceneratorëve do e zgjidhë Washingtoni.

Sipas tij struktura e SPAK-ut është ngritur nga Uashingtoni e si rrjedhojë do jenë ata që do I japin zgjidhje çështjes.

Ngjela i cilësoi inceneratorët si tragjedi më shumë se thjesht korrupsion.

“Nëse SPAK-u nuk e lufton korrupsionin, Shqipëria shkatërrohet. Nuk ishte korrupsion ky, kjo ishte një tragjedi e madhe e cila varrosi Shqipërinë në 25 vjet, i la shqiptarët që të ikin nga atdheu, i dëboi. SPAK-un nuk e kemi ngritur ne, por e ka ngritur Uashingtoni, e ka deklaruar vetë sekretari i DASH”, u shpreh Ngjela.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE