Akuzat për përdhunim! Trump urdhërohet të paguajë 83.3 milionë dollarë si dëmshpërblim ndaj E. Jean Carroll!

vovalbania January 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Akuzat për përdhunim! Trump urdhërohet të paguajë 83.3 milionë dollarë si dëmshpërblim ndaj E. Jean Carroll!

Gjykata ka urdhëruar ish-presidentin Donald Trump që t’i paguajë 18.3 milion dollarë si dëmshpërblim dhe 65 milion dollarë për dëme ndëshkuese ndaj autores E Jean Carroll, pas akuzave për përdhunim. Shuma totale arrin në 83.3 milion dollarë në total.

Trump nuk ishte në gjykatë, pasi u largua para se të jepej vendimi. Trump përsëriti qëndrimin e tij se pretendimi i Carroll ishte sajesë dhe ai nuk e kishte përdhunuar, por juria vendosi në favor të autores. Më herët të enjten, avokatët e Carroll shfaqën video nga dëshmitë e Trump ku ai e quante atë “të sëmurë mendërisht” dhe e kërcënonte se do ta padiste. Ai shprehej:

Është një akuzë e rreme, nuk ka ndodhur kurrë, nuk ka se si të ndodhte.

80-vjeçarja Carroll kërkoi të paktën 10 milionë dollarë dëmshpërblim lidhur me deklaratat e ish-presidentit Trump në qershor 2019, ku ai mohonte se e kishte përdhunuar atë në mes të viteve 1990 në dhomat e provave të një dyqani veshjesh në Manhatan. 77-vjeçari Trump e akuzonte autoren Carroll se e kishte bërë akuzën për të marrë vëmendjen për shitjen e biografisë së saj.

Majin e kaluar, një tjetër juri e urdhëroi Trumin t’i paguante zonjës Carroll 5 milionë dollarë për një mohim të ngjashëm ndaj akuzave të saj në tetor 2022. E. Jean Carroll u shfaq e buzëqeshur teksa largohej nga gjykata pas fitores së çështjes së përdhunimit për të cilin akuzonte ish-presidentin Donald Trump.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49625 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE