Pse Kiara dhe Luizi testuan dje limitet e njëri-tjetrit në lojë?

vovalbania February 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Je egoiste”/ Po këtë herë çfarë ndodhi? Zihen keq Kiara dhe Luizi: Mos hajde pas 5 minutash të më përqafosh (VIDEO)

Kiara dhe Luizi kanë debatuar sërish me njëri tjetrin duke vendosur të distancohen në ambientet e shtëpisë së Big Brother Vip.

Shkak është bërë një sfidë e Vëllait të Madh, i cili u dha vajzave një mision që të mos u flasin djemve për të përfituar një avantazh në lojë.

Luizi zgjodhi pikërisht Kiarën për t’u prishur sfidën vajzave duke e zënë atë me trup pranë një cepi në lavaman (hapësirë e mjaftueshme për të qëndruar lirshmërisht në këmbë).

Gjithçka nisi si një shaka dhe Kiara e mori me të qeshur këtë situatë. Fillimisht ajo përdori kartën e ëmbëlsisë për të bërë për vete partnerin e saj, që ai ta linte të dilte pa folur.

Por Luizi këmbënguli më tej. Në këtë moment edhe me ndihmën e Oltës, Kiara u duk se nisi ta dramatizojë këtë situatë, duke thënë se i merrej fryma (edhe pse ambienti nuk ishte i mbyllur dhe hapësira ishte e mjaftueshme për t’u rrotulluar).

Në këtë moment Kiara nisi të lotonte dhe i kërkoi Luizit të largohej, pasi vajzat e tjera thanë se ishte më mirë të tërhiqej.

Gjithçka mes çiftit ndodhi vetëm një ditë pasi ata kishin debatuar ashpër në shtëpi. Kiara zgjodhi të testojë Luizin nëse ai do kishte frikë të shkonte deri aty sa ajo t’i mbante qëndrim ashtu si një ditë më parë, apo do të trembej para një situate të tillë.

Nga ana tjetër, ky i fundit po e luante këtë sfidë me objektiva mjaft të qarta duke hamendësuar se nëse vajzat do të fitonin imunitet në lojë, i radhës që do të eliminohej nga BBVA, do të ishte miku i tij Tani.

Në një bisedë me këtë të fundit, Luizi shpjegoi se i detyrohej këtij një borxh të tillë, pasi ishte ai që e hodhi në pishinë pak ditë më parë duke bërë që ai të humbasë imunitetin.

Fansat kanë dyshime se e gjithë kjo ka qenë një skenar i produksionit në bashkëpunim edhe me Kiarën. Në rrjet qarkullojnë disa video ku Kiara shkon menjëherë në dhomë të rrëfimit, pasi debaton me Luizin në oborr.

Luizi nga ana tjetër, ngriti sërish dyshime mbi përmbajtjen e zarfit të bardhë, kur u zbulua se sfida do të sillte një surprizë për Ermionën nga një person i afërt i saj. Ai u shpreh se zarfi mund të jetë ndërruar sërish, për ta nxjerrë atë keq në sy të publikut./Vip-Magazine.al/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE