Që dhimbja e kokës të mos “trokasë” tek ju, përgatisni këtë kurë natyrale në shtëpi!

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Që dhimbja e kokës të mos “trokasë” tek ju, përgatisni këtë kurë natyrale në shtëpi!

Dhimbjet e kokës janë kthyer në një shqetësim të përhershëm. Gjithçka që ju duhet janë kanellë, qumësht dhe mjaltë. Si të përgatisni kurën me kanellë për dhimbjen e kokës? Në një çajnik hedhim një gotë me qumësht dhe e vendosim në zjarr për t’u ngrohur. Aty shtojmë dy lugë çaji me kanellë pluhur. Qumështi me kanellë duhet lënë në zjarr që të arrijë pikën e zierjes. Kini kujdes, që të mos e lini qumështin të valojë shumë, pasi një zierje e fortë do t’i humbiste vlerat e nevojshme ushqyese.

Qumështin me kanellë e kalojmë në një gotë qelqi dhe aty shtojmë një lugë çaji me mjaltë. Duhet ta përzieni vazhdimisht në mënyrë që kanella të mos kullojë në fund të gotës. Kështu kur ta pini shija e fortë e kanellës do të jetë e neutralizuar më së miri me qumështin dhe mjaltin. Pasi të keni pirë qumështin me kanellë dhe mjaltë, është më e mira që të shtriheni për disa minuta dhe të prisni që pija të bëjë efekt.

Qumështi i ngrohtë dhe mjalti ju qetëson muskujt e kontraktuar nga dhimbja. Ndërsa substancat që gjenden tek kanella arrijnë të neutralizojnë receptorët e dhimbjes dhe kështu krizat në formën e goditjeve fillojnë dhe zbehen. Nëse nuk keni kanellë pluhur, përdorni dhe shkopinjtë e kanellës. Mjafton që në vend të dy lugëve të kanellës pluhur, t’i zëvendësoni me një shkop kanelle dhe më pas të ndiqni hapat si në recetën me lart.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49523 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE