“Më lini të vras dhe një person të katërt”/ Kërkesa SHOKUESE që Dan Hutra i bëri policisë kur u kap: Ju ekzekutoj dhe juve

vovalbania March 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Më lini të vras dhe një person të katërt”/ Kërkesa SHOKUESE që Dan Hutra i bëri policisë kur u kap: Ju ekzekutoj dhe juve

Eksperti Ervin Karamuço ka zbuluar të tjera detaje shokuese në “Top Story” të Grida Dumës nga ngjarja që tronditi kryeqytetin mesditën e sotme.

40-vjeçari Dan Hutra i sapo dalë nga burgu vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera para se të arratisej dhe të ngrinte policinë e Tiranës në këmbë me postblloqe kudo.

Pas vrasjeve ai u fsheh në një zonë të Kombinatit pasi hyri në një dyqan për të marrë ushqime për veten.

Eksperti Karamuço tha se Hutra kishte një objektiv të katërt. “Dan Hutra kishte një tjetër objektiv, do vriste personin që siguroi armën e vrasjes së babait të tij, por nuk i mbante mend derën e shtëpisë.

Madje kur u kap nga policía, ai pa bërë rezistencë u tha policëve se mund t’i vrasë edhe ata të gjithë, por donte të vriste edhe një person tjetër të seksit mashkull,” tha eksperti.

Sipas Karamuços, Hutra u shpreh se dhe një vrasje i mungonte që të shkonte në dënim të përjetshëm i qetë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47131 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE