Detaje të reja rreth jetës personale të këngëtares Selena Gomez!

vovalbania November 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Detaje të reja rreth jetës personale të këngëtares Selena Gomez!

Së fundmi janë zbuluar disa detaje të reja rreth jetës personale së këngëtares së njohur Selena Gomez. Një burim ka konfirmuar se Selena po bën takime, por nuk është në një marrëdhënie. Burimi shtoi se:

Selena po bën takime dhe po ndihet mirë. Ajo po bën gjënë e saj dhe nuk ndjen asnjë lloj presioni për të qenë në një lidhje. Ajo është vetëm duke u fokusuar në atë që është më e mira për të tani dhe ka qenë shumë në harmoni me ruajtjen e kufijve të saj.

Rikujtojmë, se artistja u përfol për një romancë dashurie me Chainsmokers Drew Taggart në fillim të këtij viti, ndërkohë që në mars u pa duke u puthur me Zayn Malik gjatë një darke në NYC. Megjithatë, bukuroshja është ende beqare. Në shtator, themeluesja e “Rare Beauty” konfirmoi në TikTok se nuk është në një lidhje.

Që nga ndërprerja e marrëdhënies me Justin Bieber, Gomez është fokusuar vetëm dhe ekskluzivisht në karrierën e saj si në muzikë, kinematografi dhe gjithashtu sipërmarrje. Megjithatë, ajo dëshiron të gjejë dikë në të ardhmen me të cilin do të ndajë jetën e saj dhe në një intervistë të sinqertë, bukuroshja rrëfeu problemet që kanë burrat për të kuptuar kriteret e saj dhe konfuzionin e zakonshëm që vuajnë njerëzit e gjinisë tjetër.

Së fundmi Selena ka folur për një nga strategjitë e kujdesit personal në ditët kur është e rënduar psikologjikisht. Gjatë një bisede në Samitin e Muzikës në Los Angeles, ylli i muzikës pop foli për luftën me shëndetin mendor. Selena shmang dhomën e gjumit në ditët e këqija të jetës së saj. Gomez thotë se shpëtimin e gjeti tek vetja dhe zgjodhi gjithë mekanizmat drejt rrugës së shërimit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49300 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE