TRAGJEDI në Greqi! Treni me 350 udhëtarë përplaset me atë të mallrave, 36 të vdekur e 85 të plagosur, vijnë dëshmitë rrënqethëse

vovalbania March 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
TRAGJEDI në Greqi! Treni me 350 udhëtarë përplaset me atë të mallrave, 36 të vdekur e 85 të plagosur, vijnë dëshmitë rrënqethëse

Të mbijetuarit e tragjedisë në Greqi kanë përshkruar momentet e tmerrit të përplasjes së dy trenave. Një prej tyre tregon se në një moment ka parë që një nga vagonët ka marrë flakë dhe është rrotulluar.

“Ne dëgjuam një zhurmë të madhe,”- tha pasagjeri Stergios Minenis.

“Ishte një makth 10 sekonda. Ne ramë në kurrizin e njëri-tjetri derisa vagonët u ndalën. Po paniku nuk mbaroi me aq. Më pas kishte zjarr. Zjarri ishte djathtas dhe majtas, po digjeshim,”- shtoi Minenis.

“Për 10, 15 sekonda ishte kaos. Përmbysje, zjarre, kabllo të varura, xhama të thyer, njerëz që bërtisnin, njerëz të bllokuar,”- vijon ai.

Një tjetër pasagjer i quajtur Angelos Tsiamouras tha për mediat lokale se përplasja ishte ndjerë si një tërmet.

“Ishte një përplasje shumë e fuqishme,” tha për televizionin shtetëror guvernatori rajonal i rajonit të Thesalisë, Kostas Agorastos.

“Kjo është një natë e tmerrshme… Është e vështirë të përshkruhet skena,”- shtoi ai.

“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në tërë jetën time. Është tragjike. Edhe pesë orë më vonë, ne po gjejmë trupa,”- tha një shpëtimtar që doli nga rrënojat.

“Po jetojmë një tragjedi. Po nxjerrim njerëz të gjallë, të plagosur… ka të vdekur. Do të jemi këtu, derisa të mbarojmë, derisa të gjejmë personin e fundit,”- tha një tjetër punonjës vullnetar shpëtimi.

Tragjedia ndodhi pak para mesnate. Treni me pasagjerë u përplas me një tren mallrash duke shkaktuar aksidentin tragjik me të paktën 32 viktima. 85 të tjerë janë plagosur, ndërkohë që kërkimet vijojnë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48566 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE