Ky dyshohet se është postimi vulgar në TikTok që çoi në vetëvrasjen e 41-vjeçares, nënë e 4 fëmijëve (FOTO)

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ky dyshohet se është postimi vulgar në TikTok që çoi në vetëvrasjen e 41-vjeçares, nënë e 4 fëmijëve (FOTO)

Një 41-vjeçare i dha fund jetës më datë 2 janar pas bullizimit që i bënin në TikTok. Detaje tronditëse kanë dalë në dritë ditën e sotme.

Familjarët e Bedrie Lokës thonë se ishte kushërira që ia hapi TikTok-un me emrin e saj dhe postonte foto e shkruante fjalët më të rëndë që mund të thuhen për një grua, një nënë.

“Kjo është k**** e fabrikës së Sukthit k******* e Sukthit kjo q**** me lekë”, shkruhej në foto.

Pasi familjarët e kanë zbuluar kanë kontaktuar me kushërirën, e cila më pas kishte kërkuar falje, por fotot nuk i ka hequr.

Bedrie Loka kishte bërë denoncim në polici se po bullizohej në rrjetet sociale, por nuk u mor asnjë masë.

Për dy vjet ajo ka qenë në një presion të madh psikologjik që e detyroi të vetëvritet dy ditë pas kishte hyrë 2024-ta.

Pas vetëvrasjes videot në TikTok janë fshirë, ndërsa Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin lidhur me ngjarjen në lidhje me veprën e dyshuar penale “shkaktim vetëvrasjeje”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE