Arbana thumboi ish fituesit e Big Brother, Luizi sqaron komentin për Qetsorin në dhomën e rrëfimit

vovalbania March 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arbana thumboi ish fituesit e Big Brother, Luizi sqaron komentin për Qetsorin në dhomën e rrëfimit

Mbrëmjen e djeshme Arbana Osmani anonçoi hyrjen e Qetsorit në Big Brother Vip duke thënë se ai ka qenë i preferuari i Luizit nga të gjithë fituesit e edicioneve të shkuara.

Ajo tha se nuk do të ndalet te komenti i Luizit për fituesit e tjerë, në mënyrë që ata të mos mërziten.

Por çfarë ka thënë Luizi për Qetsorin? Ditën e sotme ai është pyetur nga Olta për komentin që ka bërë. Luizi deklaroi se ka thënë se i ka pëlqyer vetëm loja e Qetsorit nga ata që ka dëgjuar.

Kur u pyet nga Olta për Anaid Kalotin, një tjetër ish fitues të këtij formati, Luizi nuk tha asnjë koment negativ, por theksoi se nuk i ka ndjekur të gjithë edicionet për shkak se në atë periudhë kohe ka qenë në Francë.

Më herët Luizi ka folur edhe me Bjordin në lidhje me ish fituesin e BB2, ku ka qenë ky i fundit që i ka treguar atij në lidhje me strategjinë e Qetsorit.

Disa nga ish-fituesit e Big Brother, si Jetmiri, Anaidi, Veseli dhe ish banorë të tjerë të këtij formati prej fillimit të këtij edicioni janë pjesë e një grupi në Instagram ku komentojnë live dinamikat e lojës së Big Brother Vip ndërkohë që shumica e tyre kanë përkrahur Luizin, duke akuzuar produksionin për manipulime ndaj tij.

Kjo mund të lidhet edhe me faktin që Arbana zgjodhi të thumbojë disa prej tyre ditën e djeshme në momentin e hyrjes së Qetsorit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE