Olta sfidon hapur produksionin me akuza të rënda, ndjekësit nisin fushatën për të bojkotuar votimin

vovalbania March 08, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Olta sfidon hapur produksionin me akuza të rënda, ndjekësit nisin fushatën për të bojkotuar votimin

Rrjeti është i zemëruar ndaj produksionit të Big Brother Vip edhe njëherë tjetër dhe tani shkak është bërë shpëtimi i Oltës nga nominimi i djeshëm.

Mbi 90% e komenteve në rrjet nxirrnin Oltën automatikisht nga shtëpia, por ajo u shpëtua e para nga nominimi, edhe pse hyri në shtëpi pas Armaldos (një tjetër moment tepër i diskutuar për një shëtitje të mundshme të Oltës jashtë shtëpisë).

 

Prej fillimit të spektaklit, fansat janë të bindur se Olta favorizohet dukshëm përballë Luizit, i cili është një personazhi më të pëlqyer nga publiku që prodhon material jo vetëm për Big Brother Vip, por për të gjithë emisionet e Top Channel këto kohë.

Nga ana tjetër Olta vazhdimisht ka hedhur akuza ndaj produksionit duke e akuzuar për manipulim të situatave dhe provave të javës të cilët nxjerrin fitues banorë të caktuar.

Rasti më i fundit ishte ai i provës së kërcimit, ku fitues dolën Luizi dhe Dea. Sipas Oltës ata nuk e merituan fitoren, por skenari ishte që Dea t’i shpëtonte nominimit nga Luizi në Kutinë e Pandorës.

Pak ditë më parë teksa fliste me Maestron dhe Kristin, Olta hodhi dyshime edhe për provën e realizuar për dhunën kundër grave duke thënë se Vëllai i Madh e ka paracaktuar nëse banorët e rinj do vazhdojnë të kenë imunitet apo do ta humbasin atë.

“Do kenë s’do kenë imunitet grupi, e ka vendosur Vëllai i Madh. Pse ça kujton ti se kërceu ai më bukur se unë. Duhej Dea patjetër të kishte imunitet, që të mos ishte kutia e Pandorës”, u shpreh Olta.

Akuza më herët ka pasur nga Olta edhe kur ajo bashkë me Kristin dhe Maestron u dërguan nga burg nga Vëllai i Madh ku ajo aludoi se hyrje daljet e shpeshta të Luizit në dhomën e rrëfimit bëheshin për të marrë direktiva nga produksioni.

Kjo nuk është diskutuar asnjëherë në Prime dhe duket se Olta vazhdon të favorizohet edhe pas ofendimeve të ashpra që bëri ndaj produksionit pas debatit që ka pasur edhe me Efin ku teksa largohej nga kuzhina shpërtheu në të shara duke thënë: “Të q*fsha produksionin”.

Por vitin e kaluar, për banorë që nuk janë favorizuar kaq hapur nga produksioni ka pasur edhe penalizime qoftë edhe për akuza më të lehta.

Kujtojmë këtu rastin e Arditi Çunit për të cilin në shtëpi mbërriti një zarf i zi për shkak të akuzave, ku ai paralajmërohej për përjashtim nëse do e përsëriste të njëjtën gjë.

Deri më sot të gjitha akuzat ndaj produksionit kanë marrë përgjigje standarde nga ana e tij. Por në vend që të sqarojë publikun apo të reflektojë, ata kanë deklaruar se ky qenka sukses i vetë produksionit pse publiku ka pakënaqësi dhe hedh akuza.

Kjo ka ndodhur në rastin e protestës pro Luizit, ku Eduarti e cilësoi sukses të produksionit apo pak ditë më parë në një replikë në distancë mes Sonila Meços dhe Lori Hoxhës.

Por kur në mes janë paratë e qytetarëve që votojnë masivisht të dalë një person që nuk del kurrë, a i detyrohet produksioni një sqarim publikut apo një reflektim?!

@luiz.kryefjala #luizejlli #luizejlliofficialfans #bigbrother #meluizin #luizkryefjala #fyp #viral #bigbrothervipalbania #fyppp #meluizinmeluanin🦁🦁🦁🦁🦁 #bbva ♬ original sound – Luizkryefjala

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE