Masakra në ‘Don Bosko’, Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse

vovalbania March 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Masakra në ‘Don Bosko’, Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar në emisionin “Opinion” detaje nga ngjarja e një nate më parë në rrugën Don Bosco, ku mbeti e vrarë Mimoza Paja dhe 5 persona u plagosën.

Lala është shprehur se në vendngjarje janë gjetur një numër i lartë gëzhojash, ndërsa tregoi edhe traumën e shkaktuar tek vogëlushja 10-vjeçare që pa gjyshen t’i vritej para syve.

“Vajza e vogël në momentet e para siç tregojnë dëshmitarët ka ulëritur të kthejnë në jetë gjyshen dhe kur ka dalë prekte trupin sepse ishte e gjakosur nga ciflat dhe mendonte se ishte vrarë dhe vetë.

Mbrëmë janë sekuestruar gëzhoja dhe sot janë sekuestruar 15 gëzhoja të reja. Aty është një lokal i ndriçuar dhe ata kanë parë që aty ishte fëmija brenda”, tha Lala.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49267 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE