“Çmenduri”! Shikoni çfarë po ndodh me Instagramin e fituesit të “Big Brother Kanada” pasi foli për Luiz Ejllin

vovalbania March 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Çmenduri”! Shikoni çfarë po ndodh me Instagramin e fituesit të “Big Brother Kanada” pasi foli për Luiz Ejllin

Mbrëmjen e djeshme u lexua zarfi i zi, ku në përmbajtje kishte dënimin e tre banorëve: Luizit, Armaldos dhe Kristit.

Shkak u bë fikja e mikrofonave dhe hyrja e tyre në tualet për disa sekonda.

Gjatë prime-t Luizi pranoi se e gjitha ishte e llogaritur nga ai duke e konsideruar si një hakmarrje ndaj Armaldos dhe Kristit.

Mirëpo opinionistja Zhaklin Lekatari dhe një pjesë e banorëve kishin mendim ndryshe nga Luizi, duke u shprehur se nuk qe e llogaritur nga ai por ishte diçka e rastësishme në të cilën ai donte të merte meritat dhe të dukej si strateg.

Luizi nga ana tjetër shtoi se e njëjta situatë ka ndodhur dhe në “Big Brother Kanada” nga Kevin Jacobs.

Me t’a zbuluar këtë, shumë fansa të Luizit i kanë komentuar në profil kanadezit se si Luizi po frymëzohet nga ai.

Nisur nga komentet e ndjekësve, Kevin u pa mjaft i habitur aq sa bëri një reagim publik duke falenderuar fansat e Luizit për komentet e shumta dhe duke e konsideruar këtë të fundit si një gjeni.

Mirëpo brenda pak orësh pas reagimit të kanadezit, diçka e papritur ka ndodhur në rrjetin e tij social, Instagram.

Kevin ka fituar plot 10 mijë ndjekës. Ai kishte 10 mijë të tillë ndërsa tani ka shkuar në 22 mijë ndjekës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE