Keisi i jep fund raportit me Kristin dhe zbulon takimin me psikologen brenda BBV

vovalbania March 18, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Keisi i jep fund raportit me Kristin dhe zbulon takimin me psikologen brenda BBV

Keisi i ka dhënë fund raportit me Kristin, raport të cilin ajo nuk preferon ta quajë lidhje.

Gjithçka duket se është thyer me hyrjen e Sabianit brenda në shtëpi dhe faktin që ai nuk e kishte mbështetur këtë lidhje jashtë. Këtë e tregojnë dhe vetë fjalët e Keisit me vajzat në BBV, kur i komunikon vendimin që ka marrë për të cilin ka informuar dhe Kristin.

“Ne na erdhën shumë gjëra që mua më mbytën. Për mua është dicka shumë e madhe deri diku ti thyesh besimin babait, okej unë e kalova, nuk ia fal vetes se ndihem keq, e nxorra me kokën lart, ai ka besim te unë…”, shprehet ajo ndër të tjera.

“Për zemrën për ndienjat e mia të atij djalit e nuk dua të jem unë ajo që të vazhdoj dicka që deri diku ka një pengesë aty brenda që as vetë nuk e di se çfarë është. Dhe më mirë e lëmë me kaq. Ndoshta një javë, jam lutur aq shumë këto ditë që mos të dalë doja shumë të qendrojë këtu brenda e të paktën 4-5 ditë të marr atë hapësirën time e të tregoj kush është Keisi. Kam harruar të këndoj, të mbaj veten e të krijoj shoqëri. Kam qenë shumë keq e tani jam shumë e çlirët, kisha dhe një takim me psikologen, kisha dy ditë që pata kështu gjendje..Kristi e priti shumë mirë. Më tha që e dija por po prisja të ma thoje ti më mirë. Më tha që ke mbështetjen time e ke të drejtën e botës. I thashë ne vetëm pëlqehemi nuk është se duhemi, e ta imponosh këtë gjë është e shëmtuar. Ne na erdhën shumë gjëra që mua më mbytën. Për mua është dicka shumë e madhe deri diku ti thyesh besimin babait, okej unë e kalova, nuk ia fal vetes se ndihem keq, e nxorra me kokën lart, ai ka besim te unë…”, i thotë Keisi vajzave brenda BBV ku ka zbuluar se ka pasur dhe takim me një psikologe.

Ndërkohë që Kristit i ka treguar se mes tyre ka vetëm një pëlqim dhe imponimi i të tjerëve e ka trembur.

Biseda mes Keisit dhe Kristit

Keisi: Kjo gjëja jonë nuk të duket e çuditshme? Dua të di çfarë ndjen ti përshembull, për çdo gjë.

Kristi: Kemi kaluar shumë kohë mirë bashkë, kemi shumë komunikim të mirë dhe e kemi qejf njëri tjetrin

Keisi: Mendon se ka rëndësi vetëm pëlqimi? Duhet të ketë dicka më shumë po unë nuk e shikoj atë më shumë. Normalisht do më shumë kohë të vijë ai pëlqimi më i madh
Kristi: Ai pëlqimi më i madh normalisht do shumë kohë, fut dhe faktorin jashtë

Keisi: Nëse të them unë më mirë këtu të vazhdojmë të dy si miq e ta lëmë kështu e vazhdojmë jashtë, si do e merrje, do mërziteshe?

Kristi:  Normal që do mërzitesha, por ti duhet të mendosh mbi të gjitha, të mbrosh veten.

Keisi: E di pse po e bëj të gjithë këtë? Se i kam menduar të gjitha gjërat, kam qarë, por tani jam në fazën që mund të flas tamam. Okej hyra këtu, e qetë si jam unë, e gjeta një person që pata një kimi dhe një pëlqim. Ai pëlqimi që kishim në fillim ishte aq i bukur nuk kishte ndodhur ndonjëherë.

Në ditët në vazhdim, njerëzit që po impononin dhe po e bënin atë gjë të dukej sa më e madhe, e po krijonin një lidhje ndërkohë që nuk kishte një lidhje e ne të dy ishim dakort e po thonim që ne po njihemi dhe këta të dy po fusin hundët kot, kjo gjëja i bëri të gjitha gjërat e tjera që u krijuan, që jo erdhi babi, si u pa jashtë dhe mua më trembi shumë kjo gjëja se u krijua një gjë shumë e madhe për jetën time, unë jam 22 dhe është një ulje ngritje e tmerrshme. Nuk e di si e kam ruajtur brenda atë gjë dhe ndaj këto ditë shpërtheva.

Nga imponimi i njerëzve, ishim shumë perfekt, por u tremba nga gruaja, dhëndri, vjehrri, okej janë humor por unë nuk e di si shihet kjo jashtë. Se unë kam ardhur këtu të përfaqësoj veten time të tregoj si këndoj dhe unë këtu kam harruar veten time, kam harruar të këndoj. Harrova veten time. E kjo gjëja më lëndon shumë se bëra shumë për ty, erdha shumë pas teje dhe deri diku harrova veten time. Ti këtu e ke krijuar lojën tënde. E unë bëra për ty e lashë cdo gjë mënjanë.

Kristi: Po mirë dhe unë atë moment i shkëputa shumë nga kjo gjëja.

/Panorama

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE