Stresi shpallet fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova

vovalbania March 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Stresi shpallet fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova

Arkimed Lushaj – Stresi është shpallur fituesi i Big Brother VIP Kosova.

Reperi nga Shqipëria, i cili ka qëndruar për 103 ditë në shtëpinë e famshme, ka fituar edicionin e parë të këtij ‘reality show’.

Ai ishte në garë me katër konkurrentë të tjerë finalistë: Xhuli Nurën, Vedat Bajramin, Artan Thaçin dhe Mbresa Hajrullahun.

Artisti i njohur fitoi çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ku nga 10 mijë euro shkojnë për secilin finalist.

Banorët e parë që u eliminuan nga gara ishin: Mbresa Hajrullahu dhe Artan Thaçi.

Pas tyre, e treta që la garën e madhe dhe çmimin ishte modelja nga Drenica, Xhuli Nura.

Dy finalistët e fundit, Vedati dhe Stresi, u shprehën të lumtur për pjesëmarrjen në një spektakël të tillë dhe për eksperiencën që kaluan brenda.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50430 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE