Dea bën deklaratën e papritur: Po të ishin bërë bashkë Kristi dhe Armaldo, Luizi do ishte eliminuar nga loja
Dea ka hedhur një hipotezë në lidhje me nominimin e mbrëmjes së kaluar që nxori nga shtëpia Armaldon.
Në një bisedë me banorët në darkën e organizuar nga Vëllai i Madh, Dea u shpreh e bindur se ne rast se Kristi dhe Armaldo do ishin bërë bashkë kundër Luizit, ky i fundit do të ishte eliminuar.
“Ai u shqetësua sot se i thashë unë do të nxjerr unë. Më tha ti nuk ke këllqe të merresh me mua dhe unë i thashë që nuk më është dridhur qerpiku. E përjeton ai kërcënimin. Ishin dhe këta të dy që e orientoi Luizi situatën drejt jush.
Po të ishte bërë Maestro me Kristin drejt Luizit, të kishin bërë analizën e gjithë lojës që bën dhe gjithë pabesisë që bëri e kishe jashtë Luizin”, deklaroi Dea.
Nga ana tjetër Olta e kundërshtoi këtë teori duke thënë se Luizi nuk del në asnjë nominim deri në fund pasi do të shkojë deri në finale pasi e meriton për shkak të lojës që ka bërë. Por sipas saj ai nuk e fiton këtë edicion të Big Brother Vip.