Makina përplas fëmijën te “Nënë Tereza”, policia zbardh informacionet e para

vovalbania March 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Makina përplas fëmijën te “Nënë Tereza”, policia zbardh informacionet e para

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të hënë në kryeqytet. Policia bën me dije se një fëmijë i moshës 13-vjeçare është përplasur nga një automjet në bulevardin “Nënë Tereza”.

Uniformat blu kanë arrestuar drejtuesin e mjetit si dhe po vijojnë punën për zbardhjet e plotë të rrethanave të aksidentit.

Fëmija i mitur është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të 27-vjeçarit i kaluan pronurorisë së kryeqytetit për veprime të mëtejshme.

“B. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Nënë Tereza”, ka aksidentuar një të mitur 13 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE