Dielli tregohet “zemërgjerë”, njihuni me parashikimin e motit për sot (TEMPERATURAT)

vovalbania March 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dielli tregohet “zemërgjerë”, njihuni me parashikimin e motit për sot (TEMPERATURAT)

Shqipëria

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë rajonin e Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit edhe në Shqipëri, duke bërë që gjatë orëve të para të
ditës pothuajse i gjithë territori ynë të jetë në dominimin e motit të kthjellët.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli kalime të lehta të vranësirave në të gjithë vendin tonë, por mundësit për reshje janë 0. Pritet që më të dukshme vranësirat të jenë në zonat
Veriore dhe Lindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 22°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Zhvillimi i anticiklonit të Azoreve do ta shtrijë ndikimin e tij në të gjithë Europën Jugore duke bërë që edhe Kosova të paraqitet në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve
të pakta të vranësirave gjatë ditës së enjte.

Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë gjatë paradites. Ndërsa orët vijuese sjellin kalimet të pakta vranësirash në për të gjithë territorin,  ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore.Maqedonia e Veriut

Territori i Maqedonisë do të jetë në mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta përgjatë gjithë 24 orëshit, duke sjellë intervale të gjata me kthjellime gjatë
paradites në pothuajse të gjithë Maqedoninë.Por do të ketë edhe kalime të pakta të vranësirave në zonat Lindore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat e lehta të shfaqen në të gjithë vendin.

Por vranësirat nuk do të mund do të sjellin reshje në Maqedoni.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugore dhe Lindore do të jenë në mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme atmosferike duke sjellë dominim të kthjellimeve dhe kalime vranësirash,
ku kthjellimet do të jenë më të dukshme në Jug të Ballkanit.

Ndërsa Qëndra e kontinentit dhe Britania e Madhe janë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat e shumta do të gjenerojnë reshje.

Po ashtu me vranësira të dendura, por me reshje dëbore do të jenë vendet Nordike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE