Kosova pjesë të lidershipit botëror të teknologjisë përmes UBT
UBT dhe EON Reality po startojnë me versionin e ri të inteligjencës artificiale “SPATIAL AI and EON AI ASSISTANT”. Një projekt ky që tejkalon mbi 30 milionë dollarë amerikan, e që është një prej investimeve më të mëdha në botë sa i përket shkencës dhe teknologjisë në fushën e arsimit, duke e bërë kështu Kosovën pjesë të lidershipit botëror të teknologjive moderne.
Në një konferencë për media, Presidenti i UBT-së, Prof.Dr. Edmond Hajrizi, tha se “Shumë i lumtur që bashkë me EON Reality po sjellim një projekt që ndërlidhë teknologji të ndryshme, implementon dhe përdor struktura të cilat sjellin një produkt apo sistem që bazohet në përmbajtjen logjike në inteligjencën artificiale. Ky program studentëve dhe të rinjve të Kosovës përpos qendrës më të madhe dhe të vetme në Ballkanin Perëndimor për Realitet Virtual dhe të Shtuar, u ofron shërbime dhe mundësi të reja për kombinimet me Inteligjencën Artificiale.”
“Partneriteti me UBT-në ka qenë gjithmonë kënaqësi për të gjithë dhe mezi pres të shoh se si ata do të arrijnë të maksimizojnë funksionalitetin e Asistentit të EON AI”, ka thënë presidenti i kompanisë gjigante të teknologjisë virtuale “EON Reality”, Dan Lejerskar, në një artikull të publikuar nga EONReality.
Ai ka shtuar se UBT-ja ka qenë një nga krijuesit më produktiv në mesin e të gjithë partnerëve dhe se kjo teknologji veçse do të fuqizojë rolin e UBT-së në këtë drejtim.
Partneriteti i EON Reality me UBT-në do t’u sigurojë studentëve dhe programeve qasje në këto zgjidhje të mundësuara nga Inteligjenca Artificiale (AI), duke u mundësuar atyre të ofrojnë përvoja gjithëpërfshirëse që ta shtyjnë fushën e arsimit përpara në çdo nivel.