Maestro tregon sa paguhet në punën e tij në Teatrin e Operas

vovalbania March 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Maestro tregon sa paguhet në punën e tij në Teatrin e Operas

Armaldo Kllogjeri ose siç njihet ndryshe Maestro, i ftuar në episodin e parë të “Më Lër të Flas”, zbuloi se sa paguhet si tenor dhe pse u rikthyer në Shqipëri pas emigrimit.

Gjatë temës kryesore të diskutimit, ikja e të rinjve në emigrim, ai tregoi disa detaje nga vendimi i tij për tu rikthyer në atdhe.

“Të shikosh këto shifra largimesh është e frikshme. Ata kanë një model që i frymëzon për të ikur. Shohin një deputet ministër që pasurohet shumë shpejt. Në fund fare ne që punojmë ndershmërish paguhemi shumë pak. Kur të dalim në pension a do të kemi para për të marrë?!”, deklaroi ai.

“Jam kthyer për të jetuar pranë njerëzve të mi dhe familjes sime. Ne në fakt këtë vit kishim një fat të madh që na u rrit paga. U zgjuam në mëngjes dhe thamë që paska një gjë të vërtetë. Unë paguhem 1.2 milionë lekë të vjetra”, shtoi më tej Maestro.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47841 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE