E papritura që i ndodhi këngëtarit Culm Scott gjatë takimit romantik me një djalë…

vovalbania November 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E papritura që i ndodhi këngëtarit Culm Scott gjatë takimit romantik me një djalë…

Këngëtari i njohur Calum Scott së fundmi në një emision radiofonik tregoi se teksa ishte në një takim më një person që kishte njohur në një aplikacion njohjesh online, kënga e tij ishte shfaqur në sfond. Artisti, i cili është deklaruar që është homoseksual iu kërkua nga prezantuesi të tregonte ‘vendin më të çuditshëm’ që kishte dëgjuar ndonjëherë të jepej muzika e tij. Ndërkaq, ai tha:

Ka qenë një herë kur isha në një takim. Unë shkova për të rezervuar tavolinën time dhe ky djalë nuk e dinte kush isha unë. Një nga hitet e mia filloi të dëgjohej aty dhe isha në pozicionin që po mundohesha që personi me të cilin kisha dalë të mos e kuptonte. U ula dhe pastaj filloi refreni. Po mundohesha të haja bukën.(qesh)

Calum u bë një emër i njohur në vitin 2015 ndërsa konkurronte në “Britain’s Got Talent”. Pavarësisht se u rendit i gjashti në konkurs, vendasi në Mbretërinë e Bashkuar u bë kryesues i top-listave muzikore pasi publikoi ‘cover’-in e këngës “Dancing On My Oën” të këngëtares pop Robyn, në vitin 2016. Kënga pati një ringjallje këtë vit duke u bërë ‘himni jozyrtar i playoff-it’ për ekipin e bejsbollit Philadelphia Phillies.

Siç u raportua nga Billboard në tetor, “Dancing On My Oën” ‘shënoi një rritje nga një sasi e papërfillshme ditore në gati 1,100 transmetime të kombinuara gjatë të shtunës dhe të dielës’. Calum nënshkroi një marrëveshje me label-in “Capitol” në vitin 2017 dhe albumi i tij debutues, “Only Human”, u publikua vitin e ardhshëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE