Lidhja e Lorencit dhe Keisit, pas Sabianit reagojnë edhe familjarët e Kristit: E turpshme!

vovalbania March 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lidhja e Lorencit dhe Keisit, pas Sabianit reagojnë edhe familjarët e Kristit: E turpshme!

Pas Sabianit edhe familjarët e Kristit kanë reaguar në lidhje me situatën e krijuar mbrëmjen e sotme pasi Lorenci pranoi se kishte pasur lidhje me Keisin jashtë shtëpisë së Big Brother Vip.

Roberti Aliaj i cili menaxhon instagramin e të birit e ka cilësuar të turpshme këtë situatë duke theksuar se Keisi dhe banorët e tjerë duhet t’i kërkonin falje Kristit.

“A ishte përgjegjësia morale e banorëve të më kërkonin ndjesë për akuzat e rënda që më kishin adresuar, dhe luftën që më shpallën me pretekstin që unë kisha bërë lojë me atë marrëdhënie kur u konfrontuan me të vërtetën????

Po ju? A keni një përgjigje për këtë situatë të turpshme, ku ajo vajza as nuk tentoi të kërkojë ndjesë për mashtrimin që bëri????”, thuhet në postimin e bërë në instagramin e Kristit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48630 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE