E trishtë vrasja e rojes së Top Channel/ Zbardhet lëvizja e fundit e 60-vjeçari për t’i shpëtuar plumbave të vdekjes
vovalbania
March 27, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Zbardhen detaje të reja nga sulmi me armë drejt Top Channel, ku mbeti i vrarë aksidentalisht roja i sigurisë Pal Kola. Mësohet se mjeti tip “Range Rover” i përdorur në këtë ngjarje të rëndë është vjedhur në Shkodër pak kohë më parë.
Sakaq mjeti u gjet i djegur në Golem teksa brenda ishin edhe 2 kallashnikovët. Në vendngjarje janë gjetur 26 gëzhoja.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate, ku autorët që dyshohet se janë 3 kanë zbrazur një karikator kallashnikovi. Plumbat kapën aksidentalisht rojen Pal Kola, që humbi jetën rrugës për në spital.
Ai ka tentuar te largohet pasi ka degjuar te shtenat eshte shtrire pertoke pak me tej kabines ku qendronte. Por plumbat kanë qenë fatal për të.