Nga ndryshimi total i shtëpisë, studios deri te data ekzakte e nisjes— të rejat e “Big Brother VIP Albania”!

vovalbania December 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Disa nga personazhet më të përfolur për t’iu bashkuar “Big Brother VIP 3”

Prej muajsh tashmë është konfirmuar nga vetë producentët e “Big Brother VIP Albania” se do të ketë një edicion të tretë të këtij reality show dhe të gjithë po e presin me padurim.

Madje ditën e djeshme faqja zyrtare e Instagramit të BBVA ka treguar se edicioni i tretë do të jetë në filllim të vitit 2024 në muajin Janar.

Ndërsa sot, burime për VoxNews, bëjnë me dije se shtëpia më e famshme në Shqipëri do të rindërtohet nga e para.

Mësohet se përveç arredimit të brendshëm, në pjesën e jashtme të shtëpisë janë bërë jakuzi për shkak të motit pasi spektakli fillon në janar.

Pjesë e ndryshimeve është edhe studio ku zhvillohen netët e “Prime”, e cila po transformohet me një skenografi të re.

Deri tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por ende nuk është konfirmuar asgjë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50228 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE