Si u shmang tragjedia në Top Channel, çfarë ndodhi 3 minuta para sulmit

vovalbania March 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si u shmang tragjedia në Top Channel, çfarë ndodhi 3 minuta para sulmit

Oborri i Top Channel mund të ishte larë akoma më shumë me gjak, mirëpo viktima mbeti vetëm një, Pal Kola. Report Tv mëson se vetëm 3 minuta para se të shkrepeshin plumbat e kallashnikovit, u larguan nga godina e medias gazetarët e fundit.

Ata sapo kishin transmetuar edicionin e fundit të lajmeve dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre, ndërkohë që nëse do ishin vonuar edhe 180 sekonda më vonë mund të ishin pre e një sulmi terrorist dhe shumë të rëndë.

Po ashtu, mjeti me të cilën të paktën 3 autorë, një ‘Range Rover’ që është gjetur më pas e djegur në Golem të Kavajës me 2 kallashnikovë, nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri. Numri i shasisë nuk është i regjistruar nga autoritet shqiptare, dhe me shumë mundësi është vjedhur fillimisht në Angli.

Mësohet se targa ishte vjedhur para një muaji nga një makinë e regjistruar në Elbasan. Ato kanë qenë në pronësi të një kameramani të emisionit të ‘Top Channel’ ‘Inside Story’, i cili vetëm pak kohë më parë e kishte shitur te një kushëri. Ky i fundit kishte denoncuar vjedhjen e targave.

Çfarë ndodhi sot? 

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip ‘Range Rover’ me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64056 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE