10 mijë euro nga Bekim Balaj për rrobat e Luiz Ejllit, “shpërthen” i ati i futbollistit: Jepjani fukarait, jo këtij që e rreh gruaja

vovalbania March 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
10 mijë euro nga Bekim Balaj për rrobat e Luiz Ejllit, “shpërthen” i ati i futbollistit: Jepjani fukarait, jo këtij që e rreh gruaja

Luiz Ejlli tashmë është shndërruar në fenomen në vendin tonë. Këngëtari i njohur, është bërë prej 3 muajsh pjesë e Big Brother VIP duke fituar simpatinë e shumë shqiptarëve. Së fundmi, ka qarkulluar në media një lajm ku sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj, kishte paguar 10 mijë euro për veshjet e tij. Një shumë e konsiderueshme që shpenzohet pikërisht për këngëtarin në fjalë që në këtë reality shoë krijoi një lidhje me moderatoren Kiara Tito.

Siç duket bukuroshja nuk e ka simpatinë e familjes së Gjasulës. Është babai i lojtarit të kombëtares shqiptare, Fatmiri, i cili ka komentuar në rrjetet sociale. I ati i Klausit thekson që ato të ardhura do të ishte mirë që të shkonin në ndihmë të familjeve në nevojë, se sa për Luizin. Në komentin e tij, Fatmir Gjasula shkruante: “Shkoni jepjani fukarait që s’ka bukë për fëmijët. Mos na boni reklama për këtë që e rref gruaja”.

10 mijë euro nga Bekim Balaj për rrobat e Luiz Ejllit,

Kujtojmë që Klaus Gjasula ishte titullar në ndeshjen me Poloninë, ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 1-0, sfidë e vlefshme për kualifikueset EURO 2024. Siç shihet vorbullës së këtij reality show nuk i ka shpëtuar as familja e tij, ku babai i tiji duket se është kundër protagonistit kryesor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47619 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE