Shpërthimi i Gërdecit dhe vrasja e rojës, dy ngjarje tmerruese që tronditën banorët në “Big Brother”(VIDEO)

vovalbania March 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shpërthimi i Gërdecit dhe vrasja e rojës, dy ngjarje tmerruese që tronditën banorët në “Big Brother”(VIDEO)

Në vitin 2008 banorët e “Big Brother”, ishin tronditur pas shpërthimit në fshatin Gërdec, ku sipas pamjeve që transmetohen edhe sot, ishte dëgjuar një krismë tejet e fuqishme.

Krahas dëmeve materiale, fatmirësisht nuk kishte pasur të lënduar apo edhe banorë të cilët kishin humbur jetën, shkruan “Kosovarja”.

Megjithatë, trauma dhe përjetimet në ato momente nga banorët, padyshim se kanë ngelur një kohë të gjatë në mendjen e tyre.

Me një rast tjetër tronditës, këto ditë u përballen edhe banorët e “Big Brother Albania 2”, ku si pasojë humbi jetën një person.

https://vip-magazine.al/wp-content/uploads/2023/03/337747918_6283757585036925_5761113297049199714_n.mp4

Një i dyshuar ka shkrepur me kallashnikov drejt shtëpisë së famshme, me ç’rast ka qëlluar rojën i cili mbeti i vdekur.

Me tu informuar lidhur me ngjarjen në prime, të gjithë banorët u përloten, disa mbeten edhe të shokuar nga rasti.

Këngëtari, Luiz Ejlli u shpreh se e njihte rojën i cili mbeti i vrarë, teksa shtoi se nëse do të jetë fitues i këtij “Big Brother”, do ndajë një shumë parash për familjen e Pal Kokës.

Kujtojmë se nga shpërthimi i Gërdecit mbeten të plagosur 300 persona dhe 26 njerëz humbën jetën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48538 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE