Identifikohet çifti i bashkëshortëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Librazhd

vovalbania April 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Identifikohet çifti i bashkëshortëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Librazhd

Detaje të reja në lidhje me aksidentin tragjik në Prrenjas, ku humbën jetën burrë dhe grua, pasi makina me të cilën udhëtonin përfundoi në përroin e Lengajcës.

Viktimat janë Arjan Yze dhe Majlinda Yze. Ata ishin nisur nga Tirana mbrëmjen e djeshme dhe dyshohet se gjatë natës janë përfshirë në aksident. Autoritete po punojnë për të nxjerrë trupat e pajetë.

“Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, 55-vjeçari A. Y., banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.

Nga ky aksident kanë humbur jetën ai dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet.

Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”, njofton Policia.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE