Donald Trump arrestohet para se të dalë në gjyq, i merren gjurmët e gishtërinjve

vovalbania April 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Donald Trump arrestohet para se të dalë në gjyq, i merren gjurmët e gishtërinjve

Ish-presidenti Donald Trump është arrestuar përpara se të dalë në gjyq për t’u njohur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Ai ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit ku dhe është arrestuar. Tashmë ai ndodhet në paraburgim policor përpara se të dalë para gjykatës.

Trumpit pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve si pjesë e arrestimit, megjithëse është ende e paqartë nëse do të fotografohet, transmeton CNN.

Më pas, ai do të sillet në gjykatë. Ky do të jetë proces i shpejtë dhe rutinë, por që përfaqëson një moment surreal dhe historik në historinë e SHBA. Ndërsa shoqërohet nga forcat e rendit.

Ndërkaq më herët Trump la Trump Tower duke u nisur për në New York. Trump bëhet zyrtarisht presidenti i parë i SHBA-ve në histori që përballet me akuza penale edhe pse s’ka shumë detaje rreth akuzës së tij.

Bisedat e tij me këshilltarët politikë dhe ekipin e tij ligjor këtë mëngjes kanë përfshirë gjithashtu një çështje në pritje në Xhorxhia dhe dy hetime federale në Uashington.

Trump ka trumbetuar përfitimin politik afatshkurtër nga aktakuza – duke pretenduar vazhdimisht se ka mbledhur 8 milionë dollar katër ditët e fundit.

Sipas CNN, Trump është dukur i shqetësuar për atë që mund të ndodhë më tej, pasi sistemi ligjor është diçka që ish-presidenti nuk e mban shumë nën kontroll në raport me arenën politike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE