Babai i Kiarës: Do vij me avokat nga Italia, vajza ka qarë tre ditë rresht. Pse ndryshoi sjellje pasi u rikthye në Big Brother

vovalbania April 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Babai i Kiarës: Do vij me avokat nga Italia, vajza ka qarë tre ditë rresht. Pse ndryshoi sjellje pasi u rikthye në Big Brother

Babai i Kiarës ka paralajmëruar se do të vijë me avokat nga Italia për një koment kërcënues që ka marrë në rrjetet sociale në lidhje me të bijë.

Ai komentoi ditën e sotme, ndryshimin e sjelljes së vajzës së tij pas rikthimit në Big Brother Vip. Arben Tito, u shpreh se Kiara ka ndryshuar sjellje që të mos goditet më Luizi, pasi çdo gjë që ndodh rreth tij goditet vazhdimisht në çdo prime.

“Sikur të mos kundërshtonte Kiara njerëzit do thonin kjo nuk ndryshoka, po kokëderre qenka. Ëstë një lojë. E kem thënë që është një lojë. Ne do vazhdojmë me këtë pjesë që të mos goditet më Luizi. Fillon e mbaron Big Brother vetëm Kiara dhe Luiz. Çfarë është rreth Luizit do përmendet”, tha ai.

Ai u shpreh se Kiara po paguaan një çmim për të tjerët, ndërsa akuzoi Zhaklinën se e ka çorientuar Kiarën duke i dhënë këshilla të ndryshme në një afat të shkurtër kohor në lidhje me Luizin.

“Kiara po paguan një çmim për të tjerët. Është më e afërt sepse e pa reagimin e njerëzve. Për të qenë është e ftohtë se është natyrë e saj. Tani një reagim do e bënte. Po të mos bënte reagim do thonin pse nuk reagoi. Një lidhje që ka 2 persona, kur lidhen bashkë nuk ka një shabllon që duhet të ndiqet. Kjo është një lidhje që vendoset këtu. Mund të zihen në darkë dhe pajtohen në mëngjes. Disa javë përpara Zhaklina e pyeti Kiara pse nuk pranon të të ndihmojë Luizi. Kur I bëri pyetjen primen e shkuar, tha jo gratë duhet të jenë vetë. Ajo zgërdhihet”.

Ai komentoi edhe pajtimin me Efin dhe shtoi se pas daljes nga Big Brother Vip, Kiara ka qartë për tre ditë me radhë.

“Jam shumë i kënaqur se kanë qenë shoqe. I kam thënë mere Efin në telefon. Më tha e kam marrë, kishte folur me të. Nuk e kuptoj pse shkoi kjo situatë deri këtu. Këtë duhet ta qujanë lufta civile, jo Big Brother. Ka komentues që në vend të analistit bëjnë gjykatësin.
Kiara vetëm qante, ku e dija unë si duhet. Është shumë e thjeshtë nga jashtë. I thashë analizoje dhe në fund të fundit del që nuk ke bërë asnjë gabim. Pati një reagim pak të ashpër sepse kishte dëgjuar shumë gjëra jashtë”, deklaroi ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51160 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE