“Qëndrimi i tij po më gërryen”/ Efi flet pas zënkës me çiftin: Luizin dhe Kiarën nuk i llogaris(VIDEO)

vovalbania April 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Qëndrimi i tij po më gërryen”/ Efi flet pas zënkës me çiftin: Luizin dhe Kiarën nuk i llogaris(VIDEO)

Pas zënkës me Kiarën dhe Luizin, Efi ka reaguar sërish ku gjatë një bisede me Bledi Manen i ka treguar atij se natën që u fut në shtëpi, ndjeu një siklet i cili u rëndua akoma më shumë kur moderatorja e gënjeu sy më sy.

Lidhur me komentin e Efit, Bledi e ka këshilluar atë që të flasë me Kiarën dhe t’i thotë që çfarë do që kanë lënë pezull jashtë, ta bisedojnë kur të dalin nga shtëpia por ajo është shprehur se nuk llogarit as moderatoren as Luizin pasi sipas saj çifti e ka mashtruar.

 

 

Sakaq Efi shtoi se ka një pikëpyetje për sjelljen e Luizit dhe sipas saj, Kiara i ka dhënë atij një mesazh të gabuar, ç’ka ndryshoi menjëherë sjelljen e tij.

Pjesë nga biseda:

Efi: U mundova t’i analizoj por edhe këtë pjesën që t’i thoja dëgjo unë bërë këtë për ty…

Bledi: Unë i thashë të dyve filluat shumë herët, le të fillonin të hënën avash avash. Unë nuk i kam pasur asnjëherë miq e shok

Efi: Pse ça mendon se mua më donin shumë…

Bledi: Ata mirë bënin, unë nuk i jam afruar asnjërit. Ata nga kthesa në kthesë, le të thonin do flasim jashtë.

Efi: Edhe unë këtë siklet kam, mirë që po fryhesha por në fund më doli situata. Edhe Ronaldo gënjeshtër sy më sy, të filloj të luaj dhe unë. Do bëhem shumë e keqe, nuk pyes njeri. Ashtu siç nuk më respektuan, siç më hodhën poshtë dhe më gënjyen, të dy ata nuk i llogaris. Kam një pikëpyetje me Luizin, qëndrimi i tij ndaj meje po më gërryen njëçikë. Nuk bën robi kështu vetëm sepse ta konfirmon gruaja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE