Plas në Big Brother Vip, Efi godet me vezë në kokë Kristin

vovalbania April 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Plas në Big Brother Vip, Efi godet me vezë në kokë Kristin

Me debate të ashpra u shoqërua pozicioni i Kristit si President i qeverisë së Big Brother, ndonëse u votua me shumicë votash për një post të tillë.

Teksa banorët ishin në oborr, Bledi debatoi me Kristin duke i thënë atij se populli i besoi votën dhe se ai duhet të zbatojë ligjet.

Kristi u shpreh se vendimi për të arrestuar Dean për shkeljen e saj, u mor nga aleancat, ndërsa edhe njëherë përsëriti që qeveria është e korruptuar.

Jori, nën cilësinë e Avokates së Popullit, kërkoi që Kristi të goditej me vezë, duke qenë se një gjë të tillë e miratoi kabineti qeveritar mbrëmjen e kaluar.

Luizi i tha Efit që t’ia hidhte ajo vezët, por ia tha me zë të ulët kur nuk e dëgjoi askush përveç Kiarës.

Ajo mori vezët dhe sapo Kristi u kthye, i theu atij dy vezë në kokë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49216 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE