Çfarë marrëdhënie ruan sot me Çiljeta Xhilagën? Ingrit Gjoni rikujton ‘sherrin’ mes tyre: U zumë për një laps sysh!

vovalbania October 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë marrëdhënie ruan sot me Çiljeta Xhilagën? Ingrit Gjoni rikujton ‘sherrin’ mes tyre: U zumë për një laps sysh!

Dy këngëtaret e njohura Ingrit Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga njihen për miqësinë e tyre të ngushtë prej 20 vitesh. Ato kanë sjellë vite më parë bashkëpunime muzikore të cilat i kanë kthyer në hite të cilat dëgjohen edhe sot.

Së fundmi Ingriti ka qenë e ftuar në ‘Më lër të flas’ ku ka folur për raportin që ka me Çiljetën, ku riktheu dhe ‘sherrin’ e tyre disa vite më parë për një laps sysh.

“Kam kujtime me Çiljetën, kam kujtime me shumë kolegë. Çili është shumë mirë, dikur jemi zënë për një laps sysh. Kam shumë kujtime me të. Miqësia me Çilin sigurisht vazhdon”- tregoi këngëtarja.

Kujtojmë se më parë këngëtarja, sqaroi “sherrin” me Çiljetën, ku tregoi se pasi janë zënë ato kanë dalë në skenë për të performuar por të nesërmen në mëngjes gjithçka ishte harruar dhe e kanë vazhduar të mbeten mikesha të ngushta deri sot.

“Nuk e di sesi dolëm të këndonim para 1 mijë vetave pasi ishim zënë për një laps sysh” rrëfeu Gjoni. “Një mikesha jonë na solli një laps dhe ne sikur po ndanim pronat, “jo ma dha mua e jo ta dha ty”, por e kishim shumë seriozisht zënkën. Na mbeti shumë hatri kemi kënduar gjatë gjithë natës me inat, por të nesërmen kur shkuam të hanim mëngjes, e harruam fare”– rrëfeu asokohe Gjoni.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE