Këta sikur u ndanë? Në ditëlindjen e Dafinës gjithë vëmendjen e mori DJ Geek

vovalbania April 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këta sikur u ndanë? Në ditëlindjen e Dafinës gjithë vëmendjen e mori DJ Geek

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek kanë qenë kryefjalë e mediave javët e fundit pasi janë përfolur për një ndarje.

Këto aludime nisën nga Instagrami, pasi Dafina fillimisht publikoi një status ku shkruante “Bosh”. E më pas ndjekësit vunë re se ajo dhe Geek nuk ndiqeshin më dhe kishin fshirë fotot me njëri-tjetrin.

Mirëpo, pas disa orësh çifti nisi sërish të ndiqet në Instagram. Megjithatë ata nuk i kanë rikthyer më fotot së bashku. Më pas disa media raportuan se ata janë ndarë por do vijojnë bashkë rrugëtimin artistik.

E kur raporti profesionali vijon si më pare, duket se edhe ai personal është shumë mirë. Thënë kjo, Dafina feston sot 34-vjetorin dhe nuk ka munguar një urim publik nga Dj Geek, postimin e të cilit ajo e ka shpërndarë të parin në Instagram.

Ai ka publikuar një foto të Dafinës krah të cilës shkruan: “Gëzuar ditëlindjen, mbretëreshë!” Një urim goxha i ëmbël për një ish.

Dafina shkroi para disa ditëve se arsyeja është se ka patur një ndryshim të papritur. Këtë e lidhim me Dj Geek sepse artistja shton se muzika reflekton emocionet e saj dhe ndaj do ulet të bëjë disa ndryshime. Në fakt pak javë më parë ajo rrëfeu në një intervistë se këngën “Një herë në jetë” ia kishte dedikuar Geek dhe e kishte krijuar në një moment jo të mirë në lidhjen e tyre. Në fund ajo e mbylli duke shkruar se ky është fillimi i një epoke të re për të. Epoka e pas ndarjes?

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48128 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE