“Njerëz të rëndomtë, mediokër që diskutojnë në një lokal periferie…”, Arjan Konomi kritikoi ashpër Zhaklinën dhe Arbrin, opinionistit i ndodh e papritura (FOTO)
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![“Njerëz të rëndomtë, mediokër që diskutojnë në një lokal periferie…”, Arjan Konomi kritikoi ashpër Zhaklinën dhe Arbrin, opinionistit i ndodh e papritura (FOTO)](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/04//njerez-te-rendomte-medioker-qe-diskutojne-ne-nje-lokal-periferie-arjan-konomi-kritikoi-ashper-zhaklinen-dhe-arbrin-opinionistit-i-ndodh-e-papritura-foto.jpg)
Opinionisti i njohur Arjan Konomi së fundmi ka qenë në vëmendje me kritikat që ka pasur kundrejt opinionistëve të Big Brother VIP. Ai i ka konsideruar Arbër Hajdarin dhe Zhaklinë Lekatarin si opinonistë të diskutimit me nivel të ulët mediokër.
“Tek i dëgjoja mu duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare në një spektakël që imagjo se sa shije të hidhur që të lë”, shprehej ai në rrjetet e tij sociale.
Gjatë fundjavës ka nisur të qarkullojë një informacion mbi shkëputjen e kontratës së punës së Konomit me televizionin Top Channel. Zëra pranë opinionistit spekulojnë që arsye janë saktësisht deklaratat e bëra për dy kolegët e tij.
Prej disa javësh, Konomi mungon në “Përputhen” në rolin që e ka nga viti 2020 teksa sot ka marrë rrugë drejt Suedisë.