A do të bjerë shi? Surpriza e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

vovalbania April 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vranësira dhe shi gjatë paradites, pasditja sjell përmirësim të motit

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot me intervale kohore me diell dhe vranësira e reshje të herëpashershme lokale shiu. Pasdite parashihen më të fuqishme të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Ka gjasa që të ketë edhe breshër, ndërsa reshje më intensive priten në Dukagjin.

Temperaturat pritet të luhaten nga 5 deri në 16 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot me vranësira, intervale kohore me diell dhe reshje lokale shiu. Pasdite do të ketë zhvillime të fuqishme konvektive që lokalisht do të kushtëzojnë stuhi me bubullima dhe breshër.

Edhe të mërkurën na pret mot jo-stabil, me vranësira e rrebeshe të herëpashershme shiu në tërë rajonin.

Nga e enjta në Kosovë përmirësim i motit. Priten më shumë intervale kohore me diell, por edhe vranësira lokale e rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rrebesh shiu.

Në viset tjera të rajonit të enjtën priten intervale kohore me diell dhe lokalisht edhe rrebeshe afatshkurtra shiu me bubullimë.

Ditën e Festës së Fitër Bajramit na pret mot me intervale të gjata kohore me diellm vranësira e lokale e rrallë në disa rajone rrebeshe të izoluara shiu, pra pritet një ditë kryesisht stabile, por jo tërësisht.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49322 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE