Artan Hoxha: Biznesmeni që u vra në Shëngjin ishte një nga 15 të fortët e Lezhës, ka qenë prezent kur iu bë atentat ‘Leksit të druve’, askush nuk guxonte t’i afrohej

vovalbania April 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Artan Hoxha: Biznesmeni që u vra në Shëngjin ishte një nga 15 të fortët e Lezhës, ka qenë prezent kur iu bë atentat ‘Leksit të druve’, askush nuk guxonte t’i afrohej

Gazetari i njohur Artan Hoxha u shpreh se Ardian Nikulaj renditej në listën e 15 më të fortëve në zonën e Lezhës. Hoxha shtoi se ai njihej në zonë. Gjatë një prononcimi për mediat, Hoxha ka treguar se biznesmeni që u vra dy ditë më parë, ka qenë prezent në momentin që i kanë bërë atentat Aleksandër Dedës, të njohur si Leksi i Druve. Gazetari tha se është habitur në momentin që e ka marrë vesh këtë gjë, pasi Nikulaj njihej në zonë dhe askush nuk do të guxonte të sulmonte në praninë e tij.

“Edhe në atentatin e 6 marsit të vitit të kaluar Ardjan Nikulaj ka qenë i pranishëm në një lokal në qendër të Lezhës ku u bë një atentat. Unë atë natë i kam thënë kush e merr guximin t’i qëllojë kur ti ishe mbrapa. Atentati ishte ndaj Aleks Dedës, i cili mori tetë plumba por fatmirësisht i shpëtoi. Personat e dyshuar për këtë atentat dyshohet të kenë pasur lidhje me Martinajn. Unë jam interesuar për të parë nëse ky kishte lidhje direkte me Martinajn. Eliminimi në këtë moment, nuk po hyj te motivet, eliminimi në atë pikë, me aq sa e njihja pika më e dobët që mund të goditej ishte te lokali vet por për të ishte e sigurt se nuk mund të afrohej njeri”, deklaroi Hoxha. Ardian Nikulaj (Marku) u vra mesditën e kësaj të mërkure teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin. Një person u fut brenda dhe qëlloi në drejtim të Nikulajt.

Më pas u largua pa gjurmë dhe nga çfarë raportohet deri më tani, pasi ka braktisur motorin, ka hipur në një mjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë e targa angleze. Dyshohet se është larguar në drejtim të Shkodrës. 51-vjeçari Ardian Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49625 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE