Upss! Iu kundërvu Luizit, por ja çfarë thoshte Arbana për “Përputhen” kohë më parë

vovalbania April 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekskluzive/ Zbulohet data, ja kur do të nisë Big Brother Vip Albania

“Unë nuk do të doja që të shihja motrën time në një format që mes 30 çunave zgjedh gishtin djemve se kë ka për burrë”– ishte kjo deklarata e Luizit për Efin, referuar aventurës së saj në “Përputhen”, që shkaktoi mjaft zhurmë në rrjet.

Mirëpo si për ti dalë në mbrojtje Efit dhe programit të “Përputhen”, Arbana ia ktheu Luizit: “Kujdes, se mund të ketë edhe nga ato që thonë se motrën time nuk e dua si Kiara, që shkon në Big Brother, lidhet me dikë, puthet dhe bën dashuri poshtë jorganit“.

Rrjeti u nda në dy pjesë, ata që mbështetën Arbanën dhe pjesa tjetër Luizin.

Mbështetësit e këtij të fundit duket se nuk e kanë ‘kapërdirë’ dot deklaratën e Arbanës, dhe i janë futur kerkimeve me ‘themele’. Ditën e sotme është publikuar një foto e Arbanës e cila ndryshe nga përgjigja që i dha Luizit, asokohe shprehej se emisioni ‘Përputhen’ është shumë i zhurmshëm.

“Sheh Përputhen”- i shkruante dikush asaj asokohë, gjë që Arbana e mohonte: “E pavërtetë. Shumë i zhurmshëm. Por, lexoj për të online dhe më bëhet qejfi për suksesin”.

Upss! Iu kundërvu Luizit, por ja çfarë thoshte Arbana për

Kaq mjaftoi që rrjeti të shpërthejë në kritika ndaj saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49461 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE