Sulme të reja izraelite në Gaza, mbi 40 viktima/Netanyahu konfirmon vendosmërinë për të hyrë në Rafah!

vovalbania February 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulme të reja izraelite në Gaza, mbi 40 viktima/Netanyahu konfirmon vendosmërinë për të hyrë në Rafah!

Dita e 135-të e luftës në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit. Mbi 40 persona, përfshirë fëmijë kanë humbur jetën në sulmet e reja izraelite në Gazën qendrore. Raportohen edhe të paktën 50 të plagosur. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njofton se “një operacion ushtarak në veri” të Rripit është i nevojshëm dhe paralajmëron se trupat e shtetit hebraik do të hyjnë në Rafah pavarësisht nga një marrëveshje e mundshme për lirimin e pengjeve.

Trupat izraelite do të hyjnë në Rafah, pavarësisht nga çdo marrëveshje me Hamasin për lirimin e pengjeve. Edhe nëse e marrim do të hyjmë në Rafah. Ata që duan të na pengojnë të veprojmë, në thelb na thonë ta humbim luftën. Këtë i thashë edhe presidentit amerikan Joe Biden.

Gazeta New York Times raporton se Tel Avivi qëndron pas sulmeve në dy tubacione të rëndësishme të gazit iranian. Për pasojë, furnizimet e gazit në zonat e vendit me miliona banorë janë ndërprerë.

Presidenti amerikan, Joe Biden telefonoi kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe sërish përsëriti kundërshtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj një sulmi në Rafah në rast se nuk garantohet mbrojtje për civilët palestinezë.

Kryeministri Netanyhahu u përgjigj:

Ne hedhim poshtë diktatet për një shtet palestinez.

Edhe ministri izraelit i Mbrojtjes, Gallant e kishte një përgjigje:

Sulmi përfundimtar në Rafah është i pashmangshëm.

Sipas Wall Street Journal-it, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë që të dërgojnë armë të reja në Izrael.

E ndërsa ka një shqetësim për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, vjen edhe një paralajmërim i ri nga shteti hebraik për grupin Hezbollah në Liban e që ka mbështetjen e Iranit:

Ne mund të sulmojmë edhe Bejrutin!

Algjeria i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të votojë një rezolutë për një armëpushim në Rripin e Gazës. Votimi është menduar për të martën e datës 20 shkurt. Lajmin e raporton Al Jazeera duke cituar burime diplomatike.

Thuhet se rezoluta mbështetet nga shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe negociatat janë duke u zhvilluar për të përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që siç dihet kanë të drejtën e vetos.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49593 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE