Kërceu nën tingujt e këngës së Noizyt, reperi i uron publikisht fitoren Luizit

vovalbania April 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kërceu nën tingujt e këngës së Noizyt, reperi i uron publikisht fitoren Luizit

E teksa finalja e madhe e “BigBrother”  po afrohet, banorët e shtëpisë janë argëtuar së fundmi nën tingujt e muzikës.

Gjatë festës është vendosur kënga më e re e Noizyt ‘Jena mbretër 2’ e cila u bë goxha virale në rrjet ende pa u publikuar dhe kjo falë videove të Luizit që qarkulluan kudo. E së fundmi këngëtari e ka shijuar dhe kërcyer këngën teksa thërriste dhe emrin Noizyt nëpër shtëpi.

E ky moment duket se i ka rënë në sy reperit i cili nëpërmjet një postimi në InstaStory ka shprehur mbështetjen që ka për Luizin duke i uruar fitoren. Gjithashtu Noizy shkruan se këngëtari as që ia ka idenë sesa virale është bërë kënga fal tij.

“O çapaculee ta dish ti sesa viral je bërë me këtë këngën”– shkruan reperi krahas videos së Luizit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE