Ronaldo Sharka për Efin: Është në finale prej debateve me Luizin

vovalbania April 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ronaldo Sharka për Efin: Është në finale prej debateve me Luizin

Ish- banori i “Big Brother VIP”, Ronaldo Sharka ka folur së fundmi rreth eksperiencës së tij pasi pati mundësinë të rikthehej dhe njëherë në shtëpinë e famshme por jo vetëm.

Teksa ishte i ftuar në “Wake UP”, moderatori është ndalur dhe tek finalistët e “BBVIP”, ku për Efin u shpreh se ajo arriti të shpallej finaliste pas debateve të forta që ka pasur me Luizin pas rikthimit në lojë.

Ronaldo theksoi më tej se kurioziteti për një miqësi të prishur, është më i madh për publikun, sesa ndonjë marrëdhënie tjetër dhe kjo gjë e ka favorizuar më shumë atë.

“Nëse Efi do futej në shtëpi, do vazhdonte marrëdhënien e saj shoqërore me Luizin, ok, bukur, fansat do e pëlqenin, por asgjë më tej. Pra Efi është në finale për shkak të situatës që u krijua me Kiarën, për shkak të situatës që u krijua me Luizin, sepse publiku vazhdon tani, dreqi ta hajë ka kuriozitet. Është kurioziteti më i madh në një marrëdhënie shoqërore të prishur sesa ndonjë marrëdhënie, për shembull Dea-Efi, një hakmarrje që nuk ka më vlerë sepse ka dy muaj”- u shpreh ai.

Mendon që Luizi e bëri faktor dhe i dha ai finalen?

“Tani Luizi këtë thotë, unë këtë kam besuar që në fillim, sepse duke marrë parasysh që është një lojtar që vë re çfarëdo lloj detaji dhe nuk i shpëton asnjë lloj gjëje, Luizi është shumë i vetëdijshëm që nëse ai do të debatonte me Efin, kjo gjëja do e fuqizonte në prime dhe do i jepte rëndësi. Nëse nuk do krijonte këtë debat, pra ngjarjet të cilat Efi do të kishte në shtëpi, nuk do e favorizonin”- përfundoi gazetari.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50891 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE