Getinjo reagon sërish për ndarjen nga Vivien: U dashurova 100 përqind, por këto gjëra ndodhin

vovalbania May 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Getinjo reagon sërish për ndarjen nga Vivien: U dashurova 100 përqind, por këto gjëra ndodhin

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo ka reaguar sërish për raportin e tij me Vivien Thanon.

Dyshja që krijuan një lidhje dashurie gjatë kohës sa ishin pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, tashmë kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin.

Ndarja e tyre bëri bujë në media rozë dhe për këtë së fundmi ka reaguar sërish Getinjo përmes postimeve në llogarinë e tij në Instagram.

Foto: Screenshot/Getinjo

Reperi tha se gjithmonë ka preferuar ta mbaj larg syrit të publikut jetën e tij private, por këtë herë ndodhi dhe po mundohet ta menaxhojë.

“Siç e keni parë këto ditë kam bërë disa lëvizje në Instagram, kam fshirë foto, postimet dhe kam ndërruar foton e profilit dhe pash që u bë e madhe kjo, njerëz Geti ka hallet e veta, këto lëvizje nuk kanë të bëjnë me ngjarjet e fundit me jetën time private, nuk e përziejë lidhje me show, nuk kam bërë kurrë diçka publike në rrjete sociale, por u lidha, u kënaqa, u dashurova 100%, por i kam disa halle në kokën time që i di veç unë, por këto gjëra ndodhin në të gjithë botën, iu kisha thënë të mos na mundoni me pyetje, intervista, këto ndodhin në jetën normale”, ka thënë reperi.

Foto: Getinjo/Instagram

“Unë jam në rregull, vetëm pata pak paranojë, pak panik se nuk kam patur këso muhabeti në rrjetet sociale, e kam urryer që pjesën e dashurisë me e bë publike, por nuk kemi çfarë të bëjmë”, u shpreh tutje ai.

Kujtojmë që pas ndarjes Vivien dhe Getinjo kanë fshirë çdo gjurmë të tyre nga rrjetet sociale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48567 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE