U ndanë pak kohë më parë pas 7 vitesh, Enxhi Nasufi zbulon nëse i shkroi ish-partneri pasi fitoi DWTS

vovalbania January 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U ndanë pak kohë më parë pas 7 vitesh, Enxhi Nasufi zbulon nëse i shkroi ish-partneri pasi fitoi DWTS

Moderatorja dhe këngëtarja Enxhi Nasufi pak javë më parë bëri një rrëfim të rrallë personal, duke treguar se para DWTS ka patur një ndarje me një person të rëndësishëm për të pas 7 vitesh.

Edhe pse nuk janë bashkë, Enxhi i uroi më të mirat dhe u shpreh e bindur se ai e ndjek me krenari.

“Unë kam pasur disa momente të vështira, mund t’i quajmë dhe të errëta, të përjetuara në jetën time. Një moment i vështirë ka qenë ankthi shumë i fortë që e kam përjetuar shumë dhe më ka ndryshuar jetën. Përpara “Dancing With The Stars” kam patur një ndarje me një person shumë të rëndësishëm të jetës sime, pas 7 vitesh. Kështu që ty të ndryshon jeta, ndryshon rutinën dhe gjërat duken sikur nisin nga fillimi. Por duke qenë se unë besoj se gjërat ndodhin për një arsye, kjo më ka dhënë shtysën më të madhe për të fuqizuar veten time, e ndarë nga çdo njeri tjetër. Ai nuk është më pjesë e jetës sime, por është djalë shumë i mirë dhe i uroj gjithë të mirat. Unë e di që më sheh me shumë krenari.”-tha ajo.

Në një intervistë të fundit, Enxhi është pyetur nëse ka marrë një mesazh urimi apo një koment prej ish-partnerit. Gjë që ajo e mohoi.

“Nuk kam asnjë lloj emocioni negativ kundrejt asaj gjëje që unë kam kaluar në jetën time sepse e kam thënë shumë hapur gjithsesi raport shumë i gjatë, 7 vite me një njeri që e kam dashur shumë fort dhe është një njeri shumë i mirë. Por mua më ndodh një gjë, ti që je peshore vetë e kupton (i drejtohet Jonidës) ne përpiqemi dhe sakrifikojmë shumë dhe kur themi stop themi stop që do të thotë se unë nuk kam nevojë për atë gjënë, as për mesazhin as për asnjë gjë. Është thjesht ‘Jo’ dhe jo dhe ka mbaruar punë. I uroj çdo të mirë çdo njeriu dhe atij sigurisht që ka qenë pjesë e jetës sime por thjesht nuk ka asgjë të bëj me mua. Kaq.”-tha ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE