Plas “sherri”, Andi Bushati përplaset me Sali Berishën dhe i bën “dush të ftohtë”, ja debati

vovalbania May 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Plas “sherri”, Andi Bushati përplaset me Sali Berishën dhe i bën “dush të ftohtë”, ja debati

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte dje në mbrëmje në një studio televizive, ndërkohë që pjesë e panelit ka qenë edhe analisti Andi Bushati. Ky i fundit duke komentuar zgjedhjet lokale, u shpreh se beteja për të rikthyer votën e lirë në Shqipëri nuk është për 14 majin, por është një betejë që mund të zgjasë edhe me vite.

Madje, ai iu drejtua ish-kryeministrit Berisha, duke thënë se vota e lirë nuk mbrohet veçse me armë. “14 maji është një stacion për të testuar rezistencën, jo për të shpallur fitoren. Pra, nëse arrihet të ketë një rezistencë, është një gjë për t’u duartrokitur, por për të shpallur fitoren e votës së lirë në Shqipëri më duket pak utopike”, deklaroi Bushati. Ndërkohë Berisha ra dakord me të kur flitej për rivendosjen e votës së lirë si një proces, ndërsa shpjegoi se e shihte këtë si diçka të realizueshme. Berisha denoncoi faktin që sipas tij, punonjës të bashkive filmojnë qytetarët që marrin pjesë në takimet e tij në mënyrë që t’u bëjnë presion.

“Ka një entuziazëm të qytetarëve që me ty veç idealeve nuk kanë lidhje tjetër. Në të gjitha sallat tona nuk ka asnjë pushtetar, janë qytetarë që vijnë, që në mënyrën më primitive, më vulgare dalin dhe i filmojnë punonjës të bashkisë vetëm për t’i frikësuar, që ti ke në punë, këtë ke atë. Nuk kisha parë gjë të tillë që nga vite 90, këta dilnin haptas, por njerëzit nuk pyesnin fare”, deklaroi ai.  më herët gjata ditës së djeshme Berisha gjatë një takimi elektoral të mbajtur në Përrenjas, ka akuzuar qeverinë se po shpërdoron fondet publike dhe taksat e qytetarëve. Berisha akuzoi drejtpërdrejtë ministren Balluku, duke thënë se së bashku me kryeministrin Rama ndërtojnë rrugë në fushë me 24 milionë euro për kilometër në një kohë kur në Evropë ndërtohet me 3 milionë. Ai shtoi më tej se Balluku u thotë shoqeve ta thërrasin Belinda Luksi pasi i pëlqen luksi, teksa shtoi se ministrja ka shpenzuar 220 mijë euro për luksin e zyrës së saj. Berisha vijoi denoncimin duke thënë se vetëm javën e fundit ajo ka shpërndare 400 milionë lekë të reja pagesa paaftësie në qarkun e Dibrës, ndërsa shtoi se Rama e ngarkon këtë të fundit si “kryekujdestaren e votës së lirë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE