Pasi Graciano u bë pjesë e “BBV3”, Argjira Spanca mori një mesazh të pazakontë nga ndjekësja…

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pasi Graciano u bë pjesë e “BBV3”, Argjira Spanca mori një mesazh të pazakontë nga ndjekësja…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

Kujtojmë se Graciano Tagani është banori më i ri që i është bashkuar shtëpisë së ‘Big Brother Vip’. Ai ka lënë jashtë çdo gjë dhe ka nisur garën për çmimin e madh në shtëpinë më të famshme.

E teksa edhe partnerja e tij, Argjira Spanca është një nga sakrificat e banorit, duket se moderatorja ka marrë një mesazh të pazakontë nga një ndjekëse e cila e ka kujtuar të bëjë ‘skin care’ për të nisur ditën dhe të kontrollojë Gracianon, që mesa duket e paska bërë gjumin ‘top’.  Ky mesazh, siç shkruan ajo, ia ka bërë ditën më të mirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49696 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE