Vritet shqiptarja në Itali, i dashuri e qëlloi me plumb në kokë pasi donte të ndahej, e reja rezulton me precedentë penalë

vovalbania May 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vritet shqiptarja në Itali, i dashuri e qëlloi me plumb në kokë pasi donte të ndahej, e reja rezulton me precedentë penalë

Danjela Neza, 29-vjeçarja shqiptare që u vra nga i dashuri i saj në Itali, ishte një person me precedentë penalë. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se e reja kishte kishte probleme me drejtësinë për krime kundër pronës dhe trafik droge.

Sipas mediave, Neza është përfshirë në trafikun e drogës gjatë kohës që kishte qenë e lidhur me një tjetër person dhe jo me 27-vjeçarin nga Guinea që e vrau sot.

Nisur nga këto të dhëna, policia ka dyshime se vrasja mund të mos ketë ardhur për shkaqe xhelozie.

Danjela Neza u vra nga Safayou Sow. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Savona, Itali, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Dyshja janë konfliktuar pasi Neza donte të ndahej nga i dashuri i saj dhe ky i fundit nuk e ka pranuar këtë gjë. Ka qenë vetë 27-vjeçari që ka telefonuar policinë pas krimit të rëndë. Ai është shprehur se e kishte qëlluar Danjelën me plumb në kokë pasi ajo e kishte ofenduar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48799 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE