“Familjarët dinë më shumë”/ Gazetari zbardh detaje nga zhdukjet në Sarandë: Ja cila është pista më e besueshme

vovalbania May 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Familjarët dinë më shumë”/ Gazetari zbardh detaje nga zhdukjet në Sarandë: Ja cila është pista më e besueshme

Gazetari Enrik Mehmeti komentoi në emisionin “Review” në Euronews, këtë të shtunë, zhdukjen e shtetasve Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori, në qytetin e Sarandës.

Mehmeti tha se familjarët e të zhdukurve dinë diçka më shumë të cilën nuk e thonë, pasi ata kërkuan që në fillim gjetjen e trupave të viktimave dhe jo gjetjen e të zhdukurve.

Gazetari shtoi se pista më e mundhsme është për pazaret e drogës dhe jo për shitjen e dyfishtë të një prone që kap vlerën e 2 milionë lekëve të reja.

“Familjarët janë ata që dinë shumë më shumë në lidhje me këtë ngjarje. Në fakt janë ata të parët që kanë kërkuar për trupa. Kanë qenë disi të bindur se të afërmit e tyre tashmë ishin vrarë. Dhe familjarët kanë shumë më shumë informacion. Për rrëmbimin për pronën nuk e besoj, pasi flitet për një shitje të dyfishtë të një prone që kap një vlerë prej 2 milionë lekë të reja, që në një kohë porositja e një vrasjeje shkon minimum 50 mijë euro.

Këto lloj vrasjesh nuk e mendoj që të investohen për të rrëmbyer dy persona për një shumë të tillë. Pista më e besueshme është ajo e trafikut të lëndëve narkotike”, tha Mehmeti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE