Çfarë ndodhi mes Luizit dhe Kiarës në post BBV? Bledi Mane zbulon të vërtetën dhe habit me arsyen e braktisjes së studios

vovalbania May 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë ndodhi mes Luizit dhe Kiarës në post BBV? Bledi Mane zbulon të vërtetën dhe habit me arsyen e braktisjes së studios

Ish konkurrenti i Big Brother Vip, Bledi Mane ka folur rreth prapaskenave dhe detajeve nga post- Big Borother, ku ish banorët janë mbledhur kokë më kokë dhe janë munduar të sheshojnë debatet dhe hatërmbetjet mes tyre.

Sipas videove dhe fjalëve që kanë qarkulluar ditët e fundit, pritet që ky të jetë një post BBV i ashpër, me debate të forta dhe përplasje mes ish konkurrentëve, ndërsa Bledi Mane na tregoi pak nga ajo çka ka ndodhur.

Me anë të një videoje live së bashku me Ermiona Lekbellon, Bledi tregoi se u largua nga studio dhe qëndroi shumë pak pasi të gjithë ishin kundër Luizit dhe Kiarës.

“Unë nuk ndejta shumë tek Prime sepse u çudita vërtet pasi shumica e banorëve iu lëshuan Luizit dhe Kiarës dhe i kërkonin llogari ‘pse u martuan, ata nuk e duan njëri tjetrin’. Më erdhi çudi se ata banorë 4 muaj kanë qenë ushtarët e Luizit”- tha Bledi ndër të tjera.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49466 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE