Libri kthehet në bibliotekën amerikane pas më shumë se 100 vjetësh!

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Libri kthehet në bibliotekën amerikane pas më shumë se 100 vjetësh!

Libri Famous Composers vol.2, i cili u huazua për herë të fundit në vitin 1919 nga biblioteka St.Paul në Minesota, është rikthyer pas 104 vitesh në bibliotekë. Siç raporton The Guardian, banori i kontesë Hennepin po selektonte gjërat e vjetra të një të afërmi kur hasi librin. Fletushka nga biblioteka që ndodhej në të, tregonte se për herë të fundit është huazuar në vitin 1919.

Koordinatori i bibliotekës digjitale, John Larson, tha se në 25 vitet e punës së tij, ai nuk ka hasur kurrë në një rast që një libër të kthehej pas kaq shumë vitesh.

Ka pasur raste që libri është kthyer pas 20 apo 30 vitesh, por nuk ka ndodhur që të kthehet pas 100 vitesh.

This week, a book that was checked out over 100 years ago was finally returned to the Saint Paul Public Library! This 1902 edition of “Famous Composers vol. 2” by Nathan Haskell Dole was found by a patron in Hennepin County while sorting through their mother’s belongings. pic.twitter.com/b3ypL6lXxF

— Saint Paul Public Library (@stpaullibrary) November 17, 2023

Larson hulumtoi shenjat e librit dhe zbuloi se ishte regjistruar për herë të parë në katalogun e bibliotekës në vitin 1914. Pikërisht një vit para zjarrit në Tregun e Vjetër, ku ndodhej biblioteka, që shkatërroi 160 mijë libra nga koleksioni i institucionit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE